Sport

Klubi anglez ofron më shumë se Milan-i për Zaniolo-n


Nicolo Zaniolo nuk do të vazhdojë me Romën. Milan-i mbetet favorit për ta transferuar italianin, derisa edhe vetë futbollisti e dëshiron një lëvizje drejt kuqezinjve.

Megjithatë, negociatat mes Romës dhe Milan-it kanë ngecur disi, ku kanë mbetur një hapësirë e vogël e shumës që pretendojnë romakët me atë që ofrojnë kuqezinjtë.

Kuqezinjtë kërkojnë huazimin e Zaniolos me të drejtë blerje në fund të sezonit për 18 milionë euro, por kjo ofertë nuk e kënaq Romën, që ka marrë një propozim tundues nga Premier League.

E fundit që ka dalë në skenë është edhe skuadra angleze, Bournemouth që ka bërë një ofertë për Zaniolo-n.

Sipas asaj që shkruajnë gazetat italiane, anglezët kanë gati 30 milionë euro për klubin kryeqytetas, gjithashtu edhe ofrojnë edhe 10 për qind të kartonit të tij në rast të shitjes së mëvonshme.

Verdhekuqtë janë gati ta pranojnë milionat e Bournemouth dhe po shtyjnë Zaniolo-n të vijojë karrierën në ishull, ndërkohë që tani pritet reagimi i Milan-it, që e ka të pamundur të barazojë ofertën e klubit anglez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore