Shqipëria

KLSH kontroll në terren për menaxhimin e zjarreve


Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ka nisur kontrollin në terren ndaj strukturave që menaxhojnë shuarjen e zjarreve.

Këto kontrolle kanë ardhur me urdhër të kryetarit, Arben Shehu. Inspektorët e KLSH-së kanë zbritur në të gjitha qytetet problematike përfshirë Vlorën dhe Fierin ku situata paraqitet më e rëndë.

Kontrolli do të verifikoë menaxhimin që po bëhet për procesin e shuarjes së zjarreve, duke nisur nga përdorimi i pajisjeve si dhe anën organizative.

KLSH-ja gjithashtu do të verifikojë tenderimet për pajisjet e zjarrfikësve si dhe hallkave të tjera të emergjencave civile, nëse përputhen fizikisht me ato që janë blerë si dhe mungesën e tyre gjatë operacioneve.

Aktualisht sipërfaqe të tëra janë duke u djegur në pika të ndryshme, ndërsa më problematike paraqitet situata në Karaburun ku zjarri po i afrohet parkut të Llogarasë si dhe vëndhedhja e mbeturinave në Fier.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore