Lajme

Klinika e Urologjisë për 9 muaj realizoi mbi 800 raste të thyerjes së gurëve në veshkë


Sherbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Foto nga arkivi.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se për nëntë muaj në vitin 2023, janë realizuar 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë në Klinikën e Urologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ShSKUK-ja përmes një komunikate për media.

“811 raste të thyerje së gurëve në veshkë janë realizuar në nëntë muajt e parë të vitit 2023, nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.

“Në po këtë klinikë,  janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, po ashtu, ka pasur  1 mijë 474 procedura të njohura si ureterocistoskopi dhe aplikim i stentave ureterale, 134 rate të ekzaminimeve urodinamike, 193 aplikime të nefrostomave, mbi 7 mijë e 600  vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore”, është thënë nga Shërbimi.

Ndërsa, është theksuar se janë bërë edhe 227 biopsi të prostatës. Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike.

Në shtator, ShSKUK-ja kishte thënë se mjekët nga Turqia në bashkëpunim me mjekët e Kosovës, kishin kryer 12 operacione kardiokirurgjike tek fëmijët dhe 26 raste në sallën e kateterizmit në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë.

Këto bashkëpunime po mundësoheshin në kuadër të planit që ka Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK për trajtim të fëmijëve dhe zhvillim të shërbimeve që lidhen me ofrimin sa më cilësor të shërbimeve për qytetarët.

Për ndryshe ShSKUK-ja, vazhdimisht është kritikuar për mungesë të aparaturave dhe shërbimeve shëndetësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore