Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj nëntë zyrtarëve që dyshohen për keqpërdorimin e rreth 300 mijë eurove


Prokuroria e Shtetit.

Pas arrestimit të nëntë personave në Lipjan, Prokurori i Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, “Keqpërdorim të pozitës zyrtare  dhe mashtrim në prokurim publik”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga ana e Prokurorit të Shtetit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente, ndaj 9 personave për shkak të veprave penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ dhe ‘Mashtrimi’, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës të hënën ka arrestuar nëntë persona, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit” dhe veprën penale të “Mashtrimit”.

Më 23 janar, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se janë arrestuar nëntë persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “Mashtrim”.

Nga ky institucion është theksuar se dyshohet që personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtarë, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë, “pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik në fshatin Magure, Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani”.

Ndërkaq, personat e lartcekur me këto veprime dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit komunal në vlerë rreth 300.00 mijë euro.

Arrestohen nëntë zyrtarë, dyshohen për keqpërdorimin e rreth 300 mijë eurove

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore