Lajme

Kërcënohet kryetari i Gjakovës, arrestohet i dyshuari


Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Të martën e 15 marsit, një person ka kërcënuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Më datë 15.03.2022 rreth orës 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person”, njofton Policia.

Policia e Kosovës.

Tutje thuhet se Polica të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e Statcionit policor.

“Policia ka vepruar dhe i është përgjigj rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orësh. Rasti nën hetime”.

Ndërkaq, rasti po vazhdon të jetë nën hetime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore