Muzikë

Kënga e Shakirës që tallet me Pique-n thyen rekordin e YouTube


Një këngë e re e nga Shakira, në të cilën kolumbianja u tall me ish-partnerin e saj Gerard Pique, ka regjistruar më shumë se 63 milionë shikime në YouTube në 24 orë, duke e bërë atë këngën e re latine më të ndjekur në historinë e platformës.

Shakira dhe Pique u ndanë vitin e kaluar pas më shumë se një dekade dhe kanë dy fëmijë. Ish-qendërmbrojtësi, 35 vjeç, që atëherë ka filluar një lidhje me një grua 23-vjeçare, Clara Chia.

Në këngën diss, në bashkëpunim me producentin argjentinas dhe DJ Bizarrap, Shakira, 45 vjeç, këndon: “Unë vlej sa dy 22-vjeçarë”, duke shtuar: “Ti këmbeve një Ferrari me një Renault/ Këmbeve një Rolex për një Casio”.

Këngëtarja thekson gjithashtu: “një ujk si unë nuk është për fillestarët”… “Unë isha jashtë ligës tënde, prandaj je me dikë si ti”, dhe ajo sugjeron që ish-i i saj duhet të shpenzojë edhe pak kohë për të trajnuar trurin e tij.

Krahas referencave kritike për Pique dhe të dashurën e tij të re, Shakira përmend vjehrrën e saj, median dhe problemet e saj të vazhdueshme me autoritetet spanjolle të të ardhurave, të cilët pretendojnë se ajo nuk ka paguar 14.5 milionë euro taksa.

“Më ke lënë me vjehrrën si komshie, me shtyp në derë dhe një borxh ndaj taksave”, këndon ajo.

Sipas prokurorëve spanjollë, Shakira dhe familja e saj jetuan në Barcelonë mes viteve 2012 dhe 2014, që do të thotë se ajo duhet të kishte paguar tatimin në Spanjë për të ardhurat e saj në mbarë botën për ato vite.

Ata po kërkojnë një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro nëse ajo shpallet fajtore. Këngëtarja, megjithatë, ka akuzuar autoritetet fiskale të vendit se po zhvillojnë “një fushatë të çuditshme shtypi” kundër saj dhe këmbënguli se ajo nuk u detyrohet atyre asgjë.

Deri të premten në mëngjes, kënga kishte mbledhur më shumë se 63.5 milionë shikime në YouTube, duke u bërë videoklipi i ri muzikor latin më i ndjekur në historinë e platformës dhe duke bërë tituj në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore