Sport

Kawai Risako, kampione në mundje për femra 57kg


Kawai Risako e Japonisë ka arritur të triumfojë në mundje stil të lirë për femra në kategorinë 57kg.

Ajo është kampionia olimpike në fuqi, si dhe tre herë kampione e botës .

Japonezja mundi në finale bullgaren, Iryna Kurachikina, për t’u bërë mundësja e tretë femër që fiton medalje ari olimpike të dyfishtë.

Risako bëri një lojë tepër bindëse, pasi fitoi me rezultatin 5-0.

Medalja e arit shkoi për Risako, argjendi për Kurachikina dhe bronzi për Evelina Georgieva nga Bullgaria dhe Helen Maroulis të SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore