Lajme

Kampi ku po strehohen afganët në Kosovë merr nofkën “Guantanamo e vogël”


Afganët në kampin amerikan në Kosovë

Mediumi amerikan “The Intercept” në një artikull kushtuar refugjatëve afganë të strehuar në Kosovë, ka shkruar se kampi Liya brenda Bondsteel-it në Ferizaj ka marrë nofkën “Guantanamo e vogël”.

“Kampi Liya i Kosovës ka fituar pseudonimin ‘Guantanamo e vogël’ sepse individëve të mbajtur brenda kufijve të tij u tha se nëse largoheshin nga ambientet, aplikimet e tyre humanitare për lirim me kusht do të s’kualifikoheshin, sipas padisë”, thotë Sadaf Doost, avokat i Qendrës për të drejta kushtetuese.

Mbi 1000 mijë refugjatë afganë u pranuan në këtë kamp në vitin 2021.

ShBA-të sollën afganët në Kosovë, pasi ishin ndaluar edhe për një proces shtesë vlerësimi gjatë Vetting-ut që u bëhej. Procesi përfshinte intervista dhe kontrollim të historisë kriminale. Të tjerë që kishin green cards, apo shtetësi amerikane ishin lënë direkt të kthehen në SHBA.

Por, sipas “The Intercept”, tashmë grupet për të drejtat e njeriut kanë paditur Qeverinë e SHBA-së, me synim që t’i obligojnë shumë agjenci të ofrojnë informata për mijëra afganë të evakuuar që gjenden “të ndaluar në mënyrë arbitrare” në shtetet e treta.

Në padi citohen raporte për trajtim brutale në këto qendra, që janë kryesisht të koordinuara apo nën kontroll të Qeverisë së SHBA-së.

Ndërsa një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me padinë ose statusin e afganëve që prisnin rivendosjen në vendet e përpunimit jashtë vendit.

“Thjesht nuk kemi asnjë informacion se sa kohë duhet të presin këta civilë afganë”.

Mbi 124 mijë afganë u evakuuan nga SHBA-ja në gusht të vitit 2021, pasi që Talebanët rimorën nën kontroll Afganistanit.

Mijëra vazhdojnë të mbesin në kampe në shtetet e treta, përfshirë Humanitarian City në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kampi As Sayliyah në Katar apo Kampi Liya në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore