Një kamionçinë e mbushur me armatime është gjetur pranë ndërtesës së Capitol-it, pas protestave të dhunshme në SHBA. Autoritetet bënë me dije, se brenda saj kishte 11 bomba artizanale. Dy armë zjarri, janë gjetur gjithashtu brenda saj.
Lonnie Leroy Coffman, një burrë nga Alabama, dyshohet se parkoi një kamionçinë pranë tempullit të demokracisë amerikane.
Sipas prokurorëve federalë, kamionçina u gjend pranë Klubit Kombëtar Republikan. Ai njihet ndryshe si klubi Capitol Hill.
Coffman është arrestuar dhe akuzuar për zotërim të një arme tip pushkë, të paregjistruar. Ai mbante edhe një pistoletë pa licencë.
Pistoleta e kalibrit 9 mm dhe pushka e kalibrit 22mm, u sekuestruan nga autoritetet.
Asnjë nga armët e gjetura në kamionçinë, nuk ishin të regjistruara në emër të tij.
Departamenti i Drejtësisë, ka ngritur akuza kundër 13 të pandehurve në lidhje me trazirat e Capitol-it. Ndër ta, edhe një ligjvënës i West Virginia-s. Një burrë tjetër, që bastisi zyrën e kryekongresmenes amerikane, Nancy Pelosi, është paditur.
Autoritet Federale, kanë akuzuar një person për shkak të një shkrimi kërcënues ndaj Pelosi-t. Autori, Cleveland Grover Meredith, gjithashtu zotëronte një armë pa leje.
Policia e Washington-it, po kryen hetime të tjera mbi protestën në Capitol. Dhjetëra persona janë proceduar për shkak të akteve të dhunës. Pamjet filmike në Capitol, pritet të sjellin të akuzuar të tjerë në gjykatë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Intervistë e Albanian Post me Ziadin Selën: “VLEN” fliste për Kurtin në fushatë dhe harruan partitë e tyre, tash e thërrasin zëshëm emrin e Mickoski-t
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Pse Izraeli dhe aleatët e tij i frikësohen ICC-së?
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK