Sport

Juventus/ Tchouamni më pranë, Vlahovic në verë


Juventus-i po synon të shesë gjatë merkatos së janarit dy lojarë. Aaron Ramsey dhe Weston McKennie janë dy mesfushorët që nuk kanë përmbushur pritshmëritë në Torino. Ky është lajmi me të cilin hapet e përditshmja torineze “Tuttosport”.

“Zonja e Vjetër” në rast se do të largojë të dy mesfushorët Ramsey – McKennie në merkaton e janarit, do të bëjë përpjekje për të sjellë një tjetër mesfushor.

Prioritet mbetet Aurelien Tchouameni i Monaco-s. Mesfushori 21-vjeçar me tipare mbrojtëse kushton rreth 30 milionë euro.

Për merkaton e verës, Juventus-i po mendon për Dusan Vlahovic-in. Sulmuesi serb nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Fiorentina-n.

Bardhezinjtë janë të gatshëm t’i ofrojnë 60 milionë euro klubit nga Firence për 21-vjeçarin. Për Vlahovic-in kanë gati kontratën pesë-vjeçare me pagë 6 milionë euro në sezon.

Projekti i Juventus-it që ka filluar tashmë është rinovimi i ekipit. Këtë e tregoi dhe me afrimet e Manuel Locatelli-t, Kaio Jorge-s, apo dhe Moise Kean-it. Pa harruar lojtarë të tjerë si Federico Chiesa, Matthijs de Ligt-i dhe Rodrigo Bentancur-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore