Sport

Juventus në kërkim të një sulmuesi të ri


Pas largimit të Cristiano Ronaldo-s, skuadra e Juventusi-t janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Klubi Italian thuhet se do të nënshkruajë me sulmuesin e Everton, Moise Kean për të zëvendësuar portugezin pas transferimit të tij te Manchester United.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Juventus ka edhe dy emra të tjerë që po i shikojnë për të ndihmuar sulmin e tyre: Giacomo Raspadori, sulmuesin 21-vjeçar nga Sassuolo dhe shoku i tij i skuadrës 22-vjeçar, Gianluca Scamacca.

Juventus nuk ka arritur fitore gjatë ndeshjes së tyre të parë përballë Udineses, por ata do kërkojnë rezultate kundër Empolit në ora 20:45.

Largimi i Ronaldo-s, i ka dëmtuar bianconerët, por trajneri i skuadrës, Allegri tha se Juventus duhet të vazhdojnë përpara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore