Sport

Juventus kërkon Kristjan Asllanin sipas Tuttosport


Juventus po përgaditen për merkaton e verës së ardhshme, ku veçanërisht po kërkojnë lojtarë të rinj të cilët do munden të i zhvillojnë në ekipin nga Torino.

Bardhezinjtë po kërkojë talentin shqipëtar, Kristjan Asllani, i cili po kalon një formë mjaft të mirë me Empoli-n.

Sipas gazetës së njohur italiane, Tuttosport, radarët e Juventusit janë drejtuar kryesisht te Empoli, ku pëlqehen dy njëzet vjeçarët: i pari është mesfushori Kristjan Asllani dhe i dyti mbrojtësi Mattia Viti.

Kujtojmë se Asllani, së fundmi u thirr të luaj me kombëtarën A të Shqipërisë, pasi ai luante për Kombëtaren U21.

Ai pritet të luaj me Shqipërinë në miqësoret kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Trajneri i Shqipërisë, kishte fjalë të mira për Asllanin po ashtu ku kishte thënë se ai po performon shumë mirë dhe se do ta aktivizoj në ndeshjet zyrtare të Shqipërisë.

“Është e qartë që në këtë listë ka disa te reja, është Asllani që po paraqitet shumë mirë me Empoli-n, duke treguar personalitet të madh pavarësisht moshës, por është një lojtar që ka aftësi të rëndësishme. Sigurisht është ende i ri, duhet ende të rritet, por unë dua ta aktivizoj dhe ta shoh në aksion në një ndeshje zyrtare”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore