Sport

Juventus-i fiton në frymën e fundit me Fiorentina-n falë një ishi


Juventus-i ka arritur të dal triumfues në “Allianz Stadium” përballë Fiorentina-s. Bardhezinjëve u mjaftoi një gol i Juan Cuadrado-s për t’u rikthyer te fitorja në Serie A.

Skuadrat u përballën për javën e 12 të kampionatit. “Zonja e Vjetër” ishte dominante në të dyja pjesët e lojës.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura dhe me nga një karton të verdhë për secilën skuadër.

Në pjesën e dytë, Fiorentina do të mbehej me 10 lojtarë në fushë. Serbi, Nikola Milenkovic, do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 73.

Goli i vetëm i takimit do të vinte në minutën e parë të shtesës. Ish-lojtari i Fiorentina-s, Cuadrado, depërtoi mirë në zonën mike dhe arriti të mposhte portierin, Pietro Terracciano.

Juventus-i rikthehet kështu te fitorja në Serie A, pas një barazimi dhe dy humbjeve. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 18 pikëve, po aq sa kanë edhe violat. Skuadrat ndajë respektivisht vendin e shtatë (Fiore) dhe të tetë (Juve).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore