Shëndet

Justin Bieber infektohet me Coronavirus – anulon koncertin në Las Vegas


Justin Bieber - Artist

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, duket se nuk do të përformojë në koncertet e planifikuara të “Justice World Tour” – kjo sepse artisti ka rezultuar i infektuar me COVID-19.

Artisti, 27 vjeç, mësoi se ishte infektuar me Coronavirus gjatë fundjavës që lamë pas, por përfaqësuesit e tij kanë deklaruar për TMZ, se Justin “fatmirësisht po ndihet mirë”.

Mes tjerash, Bieber gjithashtu duhej të anulonte shfaqjen e tij të planifikuar në “T-Mobile Arena” në Las Vegas të dielën e 20 shkurtit – e njëjta është shtyrë për në verë.

Justin Bieber.

Bieber supozohet të performojë dy shfaqje të tjera këtë javë – në Arizona të martën e 22 shkurtit dhe dy ditë më vonë në Kalifornia – por ende nuk ka asnjë shpjegim nëse koncertet në fjalë do të shtyhen për data të mëvonshme.

Lajmi për diagnozën COVID-19 të Bieber vjen një javë pasi ai performoi para një turme të mbushur me njerëz në Qendrën e Dizajnit Paqësor në West Hollywood – eveniment që i paraprinte shfaqjes spektakulare të “Super Bowl”.

Ai kishte performuar hitet si: “Yummy”, “Peaches” dhe “As I Am” , ndërkohë që pjesë e festës së organizuar ishin yjet si: Leonardo DiCaprio, Eli Manning, Chrishell Stause, Jason Oppenheim dhe gruaja e Bieber, Hailey.

Justin Bieber.

Gjithashtu, së fundmi ylli i hitit “Baby” ka ofruar disa shpërblime për fansat që ndjekin turneun e tij të shumëpritur botëror dhe gjithçka që duhet të bëjnë për të fituar është të ndihmojnë që bota të bëhet një vend më i mirë.

Turneu i Bieber do të nisë së shpejti dhe këngëtari po ofron disa stimuj seriozë për fansat që përfshihen në kauza për të ndihmuar reformën e drejtësisë penale, votimin dhe veprimin për klimën.

Ata që ia dalin ta bëjnë atë çfarë Bieber po kërkon – do të mund ta takojnë yllin “Never say never” do të akomodohen në zonën VIP gjatë koncerteve të tij.



Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore