Film

Jonathan Majors i shpëton burgut, dënohet me kusht


Aktori Jonathan Majors është dënuar me kusht pasi u shpall fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, koreografes britanike Grace Jabbari.

Majros, një aktor tanimë i larguar nga kompania Marvel pas dënimit të tij, duhet të përfundojë një program 52-javor të ndërhyrjes së dhunës në familje.

Ai shmangu deri në një vit burg pasi u dënua për sulm të shkallës së tretë dhe ngacmim të shkallës së dytë vitin e kaluar, shkruan BBC, transmeton AlbanianPost.

Aktori gjithashtu duhet të vazhdojnë me terapinë e shëndetit mendor, ngase kështu ka vendosur gjykata.

Gjyqtari Michael Gaffey i Gjykatës së Lartë të shtetit në Manhattan dënoi Majors me lirim me kusht pasi vuri në dukje se të dyja palët në çështje ranë dakord që akuzat nuk kërkonin burg.

Në vend të kësaj, gjykatësi vendosi që Majors duhet të përfundojë “programin e ndërhyrjes së dhunuesit personalisht” në Los Anxhelos, ku jeton aktori.

Majors kishte luajtur zuzarin Kang Pushtues në filmat e Marvel. Ai luajti në “Ant-Man and the Wasp: Quantumania” shkurtin e kaluar dhe në serialin e Disney+ “Loki”, tani në sezonin e dytë.

Në deklaratën e saj, Jabbari tha se ajo kishte mbetur në dhimbje emocionale dhe fizike.

Gjykata dëgjoi se Majors dhe Jabbari ishin në një makinë në Nju Jork kur ajo pa një mesazh nga një grua tjetër grua në telefonin e Majors, ku thuhej “Do të doja të të puthja tani”.

Prokurorët thonë se kur ajo ka marrë telefonin, Majors e ka kapur, i ka përdredhur krahun pas shpine dhe e ka goditur në kokë për ta kthyer.

Jabbari mbeti me një gisht të thyer, të mavijosur dhe një prerje pas veshit.

Majors e kishte mohuar sulmin ndaj saj dhe kishte ngritur akuza kundër saj, duke pretenduar se ishte ajo që e kishte sulmuar atë.

Aktori nuk bëri komente teksa u largua nga salla e gjyqit.

Në një intervistë të fundit me ABC News, aktori tha se ishte “i tronditur” nga vendimi i fajësisë dhe ai besonte se përfundimisht do të kthehej për të punuar në Hollywood.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore