Lajme

Johnson mund të përballet me votëbesimin


Një votëbesim ndaj kryeministrit britanik Boris Johnson mund të bëhet në mbrëmjen e sotme, deklaroi gazetari i Sky News, Tom Larkin në Twitter.

Kjo, duke cituar një anëtar të Komitetit të 1922 që mbikëqyr vota të tilla.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ‘Reuters’.

Larkin sqaroi se rregullat e komitetit, të cilat aktualisht i japin Johnson-it imunitet nga një votëbesimi deri në vitin e ardhshëm, ka të ngjarë të ndryshohen këtë pasdite.

Dy dorëheqje të tjera e kanë çuar numrin total të në 34 në më pak se 24 orë, pasi një delegacion i kabinetit përgatitet t’i thotë kryeministrit britanik që të largohet.

Gjashtë ministrat Kemi Badenoch, Julia Lopez, Mims Davies, Lee Rowley, Neil O’Brien dhe Alex Burghart njoftuan të gjithë se po jepnin dorëheqjen.

Kjo, pas një vargu dorëheqjesh nga ministrat dhe ndihmësit ministrorë të mërkurën në mëngjes.

Zhvillimet e bujshme erdhën pasi Johnson kishte këmbëngulur më herët se ai do të vazhdojë si kryeministër pasi ai ka një “mandat kolosal”.

Vala e dorëheqjeve nga qeveria e tij filloi pasi Sajid Javid dha dorëheqjen si Sekretar i Shëndetësisë të martën në mbrëmje.

Disa minuta përpara se Rishi Sunak të largohej në mënyrë dramatike si Kancelar.

I fundit ishte, Duncan Baker, i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Departamentin për Nivelimin, Strehimin dhe Komunitetet.

Dy deputetë të tjerë kanë thënë se kanë humbur besimin te Boris Johnson teksa ai u paraqit para komitetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore