Jetesë & Stil

Java e Shën Valentinit dhe kuptimi i arushave Teddy


Si do të ndiheni nëse dikush ju dhuron një arush pellushi të butë dhe të bukur? Ne jemi të sigurt që nuk do të jeni në gjendje t’i rezistoni ndjesisë së një dhurate të tillë.

Edhe nëse jeni rritur dhe nuk besoni të luani me një arush, patjetër që do ju pëlqente që dikush t’ua dhuronte. Tani nëse po mendoni pse po flasim për arushat e pellushit, atëherë duhet të dini se është ‘Dita e arushit Teddy’, pra dita e katërt e javës së Shën Valentinit.

Çdo vit, dita e Teddy është 10 shkurti, kjo për të festuar momentet e lezetshme dhe të bukura të një marrëdhënieje. Në këtë ditë, çiftet zakonisht i japin njëri-tjetrit arush pellushi për të shprehur afeksionin dhe dashurinë e tyre.

Kur bëhet fjalë për t’i dhënë arush pellushi partnerit, njerëzit shpesh ngatërrohen mes atyre të ngjyrave të ndryshme. Epo, nëse edhe ju mund të mos vendosni për ngjyrën, atëherë mos u shqetësoni më pasi ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Arush i verdhë

Ngjyra e verdhë thuhet se është ngjyra e diellit, energjisë, intelektit, gëzimit dhe shkëlqimit. Dhënia e një arushi me ngjyre të verdhë tregon se jeni gjithmonë plot energji dhe gëzim. Nëse njihni dikë që është mjaft energjik dhe e trajton stresin si profesionist, atëherë me siguri mund t’ia jepni këtë arush këtij personi.

Arush i bardhë

Ngjyra e bardhë shoqërohet me pastërtinë, frymën pozitive, bukurinë, harmoninë dhe thjeshtësinë. Kur i dhuroni dikujt një arush bardhë, kjo tregon se jeni krenar për thjeshtësinë dhe shpirtin pozitiv dhe bukurinë e këtij personi.

Arush lejla

Ngjyra lejla besohet se është përbërë nga një hije e kuqe dhe blu. Ajo përfaqëson energji, fuqi, luks dhe fisnikëri. Ngjyra shoqërohet gjithashtu me romancë dhe dashuri.

Arush i kuq

Ngjyra e kuqe është ngjyra e dashurisë së vërtetë, pasionit, romancës, forcës, fuqisë dhe vendosmërisë. Një arush me ngjyrë të kuqe tregon dashuri dhe pasion të pafund për marrëdhënien tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore