Lajme

Japoni: Përplaset nëndetësja, ekuipazhi kërkon ndihmë


Një nëndetëse japoneze u përplas me një anije tregtare gjatë kohës që po dilte në sipërfaqje në Brigjet e Paqësorit, në ishullin Shikoku. Zyrtarët e qeverisë thanë se tre anëtarë nga ekuipazhi i nëndetëses pësuan lëndime të lehta në përplasjen e ndodhur të hënën.

Nëndetësja “Soryu” pësoi dëmtime në bazën e saj të antenës së bashku me pajisjet e saj të komunikimit. Ekuipazhi u detyrua të përdorte një telefon celular për të raportuar incidentin e ndodhur.

Ministri i Mbrojtjes në Japoni, Nobuo Kishi, tha se përplasja ishte “për të ardhur keq”. Nobuo Kishi shtoi se “Soryu” ishte gjatë një stërvitjeje trajnimi kur ndodhi incidenti. Mësohet se nëndetësja e vuri re anijen përmes periskopit të saj, por nuk ishte në gjendje të lëvizte në kohë për ta shmangur përplasjen.

Soryu është një nëndetëse elektrike-naftë, që ka qenë në shërbim që nga viti 2009. Nëndetësja e gjatë 84 metra (275ft) ishte ende në gjendje të vazhdonte lundrimin, pasi dëmtimi nuk ishte i madh, thanë zyrtarët.

Bradley Martin, një ish-kapiten i marinës amerikane kundërshtoi pretendimet. “Unë nuk do ta quaja dëmin” të vogël”, tha ai. “Nëndetësja nuk mund të zhytet dhe nuk mund të komunikojë”, shtoi ai.

Anija tregtare nuk u dëmtua në incident dhe nuk pati asnjë problem nga përplasja, tha sekretari i kabinetit kryesor të Japonisë Katsunobu Kato. Nuk dihet shumë për anijen, por raportet lokale thonë se ajo ishte regjistruar në Hong Kong. Një hetim për përplasjen ka nisur.

Përplasja e nëndetëses

Kujtojmë se ngjarja u shënua të hënën, më datë 8 shkurt. Tre nga anëtarët e ekuipazhit nga nëndetësja “Soryu” pësuan lëndime të lehta. Aksidenti ndodhi pranë ishullit kryesor të Shikoku-t në Japoninë jugore. Nëndetësja “Soryu”, e krijuar në vitin 2009, është e para në grupin e nëndetëseve japoneze me naftë me motor elektrik. Ajo mund të zhvendosi rreth 3 mijë ton mallra dhe ka një ekuipazh prej rreth 65 personash. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se pajisjet e komunikimit në nëndetëse ishin gjithashtu të dëmtuara, megjithëse funksiononin akoma.

“Soryu gërvishti trupin e anijes ndërsa po dilte në sipërfaqe. Kjo është jashtëzakonisht për të ardhur keq, që nëndetësja u përplas me një anije tregtare”, tha Ministri i Mbrojtjes, Nobuo Kishi.

Rojet bregdetare thanë se anija tregtare nuk pësoi dëmtime.

Incidenti vjen pothuajse 20 vjet pasi në të njëjtën ditë një nëndetëse sulmesh bërthamore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) goditi dhe fundosi aksidentalisht një anije japoneze peshkimi, ku vdiqën nëntë persona, përfshirë edhe katër nxënës të një shkolle të mesme në Honolulu. Ekipet e shpëtimit shpëtuan 26-të persona. Marina e SHBA-së pagoi gjithsej 16.5 milionë dollarë kompensim për viktimat dhe familjet e të vrarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore