Lajme

Janjiq: Shërbimi informativ-ushtarak francez ka shtyrë idenë e ndarjes së Kosovës


Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiç, ka thënë se një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë para idenë e ndarjes së territorit të Kosovës.

Në një intervistë për Tv Happy në Serbi, Janjiç tha se çështja e ndarjes së territorit ka qenë aktuale kur presidenti i Francës, Emanuel Macron, pati ardhur në pushtet dhe ishte takuar herët me Aleksandër Vuçiçin, i cili në fillim ishte i painformuar prandaj tingëlloi sikur të ishte pajtuar.

E gjithë kjo nuk ka qenë për shkak të tij por për shkak se një pjesë e shërbimit informativ ushtarak francez e kishte shtyrë këtë ide.

Është një rreth në jetën ushtarake, industriale e politike franceze, që njihen si neodegolistë e të cilët i quajnë “lobi bërthamor”, ky është ai që ia kishte ofruar Millosheviçit 20 bomba bërthamore…e mban mend krejt kush e ka vijuar këtë shkollë, e kush ka doktoruar aty… këta janë”, ka thënë Janjiç.

Tutje Janjiç tha se ka qenë ideja e francezëve dhe se “kjo punë duhet këputur”.

“Merrni territorin, nëse duhet shkaktojeni një konflikt të vogël e Kosovën pranojini, dhe u krye puna”, ka shpjeguar Janjiç, se si gjithçka ka ndodhur, sipas tij.

Ai beson se Macroni tash është kundër, sepse prej se dolën tekstet me hartat në “Le Monde”, “ai e korrigjoi qëndrimin, iu bashkua qëndrimit të zonjës Angela Merkel dhe u deklarua kundër”, përfundoi Janjiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore