Jetesë & Stil

Jada Pinkett Smith zbulon se ajo dhe Will Smith janë ndarë që nga viti 2016


Aktorja, Jada Pinkett Smith ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori, Will Smith kanë jetuar “jete krejtësisht të ndara” që nga viti 2016.

Në një video nga speciale e saj e ardhshme në NBC News me Hoda Kotb, Pinkett Smith tha se çifti nuk kishte dalë më parë publikisht me ndarjen e tyre, sepse ata nuk ishin “akoma gati”, transmeton AlbanianPost.

“Ata ende po përpiqeshin të kuptonin sesi ishte marrëdhënia mes nesh”, tha ajo.

“Si ua paraqesim atë njerëzve?” i tha ajo Kotb. “Ne nuk e kishim kuptuar këtë akoma”.

Pinkett Smith, 52 vjeçe dhe Smith, 55 vjeç, janë të martuar që nga viti 1997.

Pinkett Smith tha se ata nuk janë të divorcuar ligjërisht.

Martesa e tyre është vënë nën vëzhgim gjatë periudhës që ajo thotë se kanë qenë të ndarë.

Në korrik të vitit 2020, rep artisti, August Alsina zbuloi se kishte qenë i lidhur romantikisht me Pinkett Smith, diçka që ajo e konfirmoi gjatë një episodi me bashkëshortin e saj në “Red Table Talk”.

Jada Pinkett Smith.

“Unë u ngatërrova me Augustin,” tha Pinkett Smith në atë kohë, duke shpjeguar atëherë se çifti superyjor “po kalonte një kohë shumë të vështirë” kur ndodhi romanca.

Pastaj ishte momenti ikonik, shuplaka e “Oscars”.

Gjatë ndarjes së çmimeve të Akademisë të vitit 2022, Smith hyri në skenë dhe goditi prezantuesin Chris Rock pasi ai bëri një shaka për Pinkett Smith që ishte tullac. Ajo vuan nga alopecia, e cila i ka shkaktuar rënien e flokëve.

Në një intervistë të re me People, Pinkett Smith foli për incidentin, për të cilin tha, si shumë njerëz të tjerë, fillimisht mendoi se ishte një ngjarje komike mes dy burrave.

“Mendova, ‘Kjo është një skenë.’ Isha si, ‘Nuk ka mundësi që Will ta godasë atë’, kujton ajo.

“Vetëm kur Will filloi të kthehej në karrigen e tij, kuptova se nuk ishte një skenë”, shtoi ajo.

Ajo i tha publikimit se sapo ishin vetëm ajo e pyeti Smithin: “A je mirë?”

Gjithsesi, Pinkett Smith i tha Kotb gjatë intervistës së tyre se martesa u prish për shkak të “shumë gjërave”.

Momenti i goditjes së Chris Rock nga Will Smith.

“Unë mendoj se në kohën kur arritëm në vitin 2016, ne të dy thjesht u lodhëm me përpjekjet”, tha Pinkett Smith.

“Unë mendoj se ne të dy ishim ende të mbërthyer në fantazinë tonë për atë që mendonim se duhet të ishte personi tjetër”, shtoi ajo tutje.

Madje, ajo tha se “bëri një premtim” se nuk do të kishte kurrë një arsye që ajo dhe Smith të divorcoheshin “dhe tani thjesht nuk ka qenë në gjendje ta thyej atë premtim”.

Pinkett Smith zbulon më shumë për martesën, karrierën dhe jetën e hershme në librin e saj të ardhshëm, “Worthy”. Libri do të dalë më 17 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore