Shëndet

Jada Pinkett Smith thotë se tanimë “flokët po i rikthehen”


Lufta e Jada Pinkett Smith me rënien e flokëve është e lidhur me një nga polemikat më të mëdha të kohëve të fundit të Hollywood-it, dhe ajo ka zbuluar një përditësim në lidhje me të.

Aktorja, 51 vjeçe, ka folur hapur për alopecinë, një gjendje në të cilën një personi i bien flokët, shkruan CNN, transmeton AlbanianPost.

Pinkett Smith së fundmi ka postuar një selfie të kaluar në llogarinë e saj të verifikuar në Instagram, ku tregon kokën e saj tullac, së bashku me një foto të tanishme që zbulon flokët e saj të sapo rritura.

“Këto flokë këtu sikur po provojnë të kthehen”, shkroi ylli i “Scream 2” në mbishkrim.

“Kemi ende disa probleme, por – do të shohim”, ka shtuar ajo.

Përndryshe, Pinkett Smith ka qenë e sinqertë në lidhje me udhëtimin e saj me alopecinë dhe rënien e flokëve që kur u hap për herë të parë për të në serinë e saj të internetit “Red Table Talk”, në vitin 2018.

Po ashtu, kujtojmë se evenimentin e ndarjes së çmimeve të Akademisë së vitit 2022, bashkëshorti i Pinkett Smith, Will Smith, goditi prezantuesin Chris Rock pasi ai bëri një shaka për rënien e flokëve të saj.

Përleshja fizike e kapur në kamera bëri bujë në mbarë botën dhe çoi në vëmendjen e përtërirë për gjendjen e Pinkett Smith.

Lidhur me rastin, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i ka ndaluar Will Smith-it të marrë pjesë në çdo ngjarje të akademisë, përfshirë “Oscars”, për dhjetë vjet.

Njoftimi kishte ardhur dy javë, pas goditjes së Rock.

“Ky veprim që po ndërmarrim në përgjigje të sjelljes së Will Smith-it është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve dhe për të rivendosur besimin në akademi”, thuhej në njoftim.

Will Smith kishte kërkuar falje publike për gjestin e bërë në mes të skenës gjigante të “Oscars”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore