Lajme

Ivanoviç para vrasjes e kishte njoftuar BIA-n për kërcënimet, publikohen mesazhet


Aktakuza e Prokurorisë për Krim të Organizuar në Serbi kundër Daniel Jovanoviç, i cili punonte në Drejtorinë e Policisë Kriminale, bashkëshortes së tij Dushica Jovanoviç, e cila ishte e punësuar në shërbimi sekret serb BIA, mund të hedh në dritë rastin e vrasjes së liderit të serbëve nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Prokuroria serbe për krim të organizuar, më parë ka ngritur një aktakuzë kundër Milloviç-it, bashkëshortes së Jovanoviçit, si dhe të pandehurve të tjerë me dyshimin se ishin pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonte kokainë nga Ekuadori në Evropë.

Sipas Nova.rs, provat kyçe kundër grupit të organizuar kriminal janë marrë përmes aplikacionit Sky, ku i Milloviç figuronte si “oficer”.

Në përmbajtjen e mesazheve të cilave Nova.rs ka pasur qasje, që datojnë në vitin 2020, përmendet vrasja e Ivanoviç-it.

“I vetmi informacion që shkon tek klani i Kavaçit është se një nga anëtarët e klanit është përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, thuhet në njërin nga mesazhet

Nga mesazhet e përgjuara të Sky, mund të konstatohet qartë se BIA ka informacione të caktuara për vrasjen e Ivanoviç-it në janar 2018, dhe kjo nuk është hera e parë që Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit përmendet në kontekstin e vrasjes së një politikani.

Është interesant fakti se vetë Ivanoviç para vrasjes, i ka raportuar BIA-s se kush e kërcënonte, e megjithatë vrasja nuk është parandaluar.

Me vrasjen e Ivanoviç-it po ashtu janë të lidhur edhe Zhelko Bojiç (shef i operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut), Milan Radoiçiç (nënkryetar i Listës Serbe) dhe Zvonko Veselinoviç (biznesmen).

Ivanoviç u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës se partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Të akuzuarit në këtë rast janë Nedejklo Spasojeviç, Marko Roshiç, Rade Basara dhe Silvana Arsoviç.

Në kohën e ngjarjes, Ivanoviç ishte në proces gjyqësor, për pretendime mbi vrasjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës çlirimtare të vitit 1999. Deri në vitin 2008, ai ishte kreu i serbëve të Kosovës.

Pas firmosjes së marrëveshjes së Brukselit, Serbia dhe Kosova filluan normalizimin e raporteve. Nga kjo kohë qasja e Ivanoviç në politikë ishte moderuar. Në vitin 2014 ai u akuzua për krime lufte dhe u burgos.

Në 2016-ën, u dënua me nëntë muaj burgim nga misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX. Ndërkohë në vitin 2017, Gjykata e Prishtinës e anuloi këtë vendim duke e liruar politikanin serb dhe duke rinisur një proces të ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore