Shqipëria

Itali/Shqiptari posedonte kokainë me vlerë 80 mijë euro


Njё shqiptar qё posedonte 1.2 kilogramё kokainё ёshtё arrestuar nё Spoleto tё Italisё.

Shtetasi 41-vjeçar u pikas nga policia italiane nё njё aksion pёr tё parandaluar vjedhjet.

Ai u vu re pasi doli nё mёnyrё tё dyshimtё nga garazhi i shtёpisё, njofton policia italiane.

Kjo ka bёrё qё policёt tё ushtrojnё kontroll nё garazh, pas tё cilit konstatuan dhe laboratorin nё tё cilin paketohej droga.

Sipas policisё italiane droga qё do hidhej ne treg kapte vlerёn e 80 mijё eurove.

Sё bashku me tё u gjetёn dhe 7 mijё euro, si dhe u sekuestrua telefoni celular qё pёrdorte 41-vjeçari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore