Bota

Islandë: Hapen baret dhe restorantet teksa vendi po përgatitet për të dalë nga pandemia


Pishinat janë të hapura dhe restorantet po punojnë mirë - Islanda ka vuajtur shumë më pak se vendet e tjera (BBC)

Tё dalurat nё darkё, restorantet, koncertet dhe gjithçka tjetër që dëshiron pjesa tjetër e Evropës, ёshtё kthyer tashmё nё Islandё. Ka vetëm 20 raste aktive. Një person po trajtohet në spital dhe janё rregjistruar gjithsej vetёm 29 vdekje. E barabartë me 8.5 për 100 mijё njerëz.

“Unë kam 15 vite qё po përgatitem për këtë pandemi”, tha kryedemidiologu i Islandës, Prof, Thorolfur Gudnason i përgjegjshëm për përgjigjen pandemike të Islandës, kur u pyet pёr BBC.

“Ne vendosëm menjëherë se çfarë do të bënim: testimin, gjurmimin e kontakteve dhe vëndosjen e secilit të diagnostikuar në izolim. Ne e bëmë këtë në mënyrë agresive qё nga dita e parë”, u shpreh Gudnason.

Skuadra e tij për gjurmimin e kontakteve, e shoqëruar me detektivë të jetës reale, ishte ngritur dhe vraponte para se Islanda të regjistronte rastin e saj të parë.

Gylfi Thor Thorsteinsson la një punë në marketing marsin e kaluar për të hapur hotelin, ku dërgohen njerëzit e diagnostikuar me virusin. Gjatë vitit të kaluar, ata janë kujdesur për më shumë pacientë sesa të gjithë spitalet në Islandë së bashku. Tani hoteli ka vetëm një grusht pacientësh.

Islanda mori nёn kontroll shumё shpejt valën e saj të parё dhe deri në maj të vitit 2020 njerëzit kishin filluar të deklaronin vendin pa Covid. Gjërat qëndruan në atë mënyrë për një kohë, por nga fundi i verës Islanda u godit papritur nga një valë tjetër, më e egër, pasi dy turistë që kishin rezultuar pozitivë thyen rregullat e izolimit të tyre.

Pasi çrrënjosi virusin nga shoqëria, Islanda ngriti kufij prej çeliku. Që nga qershori i vitit të kaluar, çdo pasagjer që mbërrin është vendosur në karantinë dhe duhet tё kryejё teste të detyrueshme në aeroport.

Në çdo hap, Islanda ka ndjekur shkencën, e udhëhequr nga Prof. Gudnason dhe ekipi i tij, pa raninё e politikanëve në njoftimet ditore.

Kryeministrja Katrin Jakobsdottir, 44 vjeç, ka udhëhequr qeverinë e gjelbër të majtë të vendit që nga viti 2017. Për të, pandemia dhe politika janë dy fjalë që nuk përkasin së bashku.

Reykjavik është shtëpia e një prej kompanive kryesore në botë të gjenetikës njerëzore. Brenda disa ditësh nga mbërritja e virusit në ishull, drjtuesi i saj Kari Stefansson kishte rënë dakord të dorëzonte laboratorët e tij më të fundit për të ndjekur përhapjen e virusit.

Për muaj me radhë, Islanda ka arritur të ndalojë hyrjen e variantit Britanik në vend duke bllokuar rastet në kufi

Por çështja e parë kishte rrëshqitur duke u përhapur tek një person tjetër.

Ai person kishte shkuar në punë, në një spital dhe më pas në një koncert me 800 të tjerë.

Brenda disa orësh, ishin kontaktuar gjithё personat dhe brenda disa ditësh u testuan më shumë se njё mijё njerёz. Dy raste të tjera u identifikuan dhe të gjithë të infektuarit u dërguan në hotelin e izolimit. Mrekullueshëm, varianti ishte i përmbajtur, i paaftë të bënte kërdinë e parë diku tjetër në Evropë.

“Ne zakonisht jemi një komb mjaft i padisiplinuar, por lulëzojmë në një krizë,” vuri në dukje Stefansson me krenari.

Duke lënë mënjanë shkencën, është e pamundur të injorohet roli që gjeografia unike e Islandës ka luajtur në suksesin e saj. Ky ishull vullkanik, me të gjitha shpërthimet dhe ortekët e tij, është mësuar të merret me katastrofa.

Për javë të tëra, Islanda ka përjetuar një tufë mijëra tërmete në ditë të pasuara nga një shpërthim vullkanik dhe është bërë e qartë se pandemia është vetëm një katastrofë tjetër për t’u menaxhuar. Kryeministrja madje pranoi se kishte të njëjtat ekipe që punonin për të dyja.

Gylfi Thor Thorsteinsson është në humor të mirë në hotelin e izolimit pavarësisht pacientëve të tij të rinj.

“Ne jemi në kontroll. Kjo është fryma që na bёn tё vazhdojmë. Ne po fitojmë”, buzёqeshi ai nё mёnyrё sfiduese.

“Nuk ka më parti ‘lamtumire Covid’. Akoma jo”

Ky lajm është përshtatur për BBC nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore