Lajme

Ish-oficeri amerikan dënohet me 3 vjet për vrasjen e George Floyd


Thomas Lane, një ish-oficer policie në Minneapolis, u dënua të mërkurën me tre vjet burg.

Ky i fundit, u shpall fajtor për një akuzë të shkallës së dytë për vrasjen e George Floyd-it.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi amerikan “NBC News”.

Lane mbajti këmbët e Floyd-it ndërsa ai bërtiste se nuk mund të merrte frymë.

Ndërsa një tjetër ish-oficer, Derek Chauvin, u gjunjëzua në qafën e Floyd për 9 minuta e gjysmë më 25 maj të vitit 2020.

Prokurorët e shtetit dhe avokati i Lane së bashku kishin rekomanduar një dënim prej tre vjetësh.

Avokati i Lane, Earl Grey, tha në maj se klienti i tij ka një fëmijë të porsalindur “dhe nuk donte të rrezikonte të mos ishte pjesë e rritjes së fëmijës”.

Grey tha gjithashtu se dënimi shtetëror i Lane do të jetë në të njëjtën kohë me dënimin e tij federal dhe se ai do të vuajë kohën e tij në një institucion federal.

Dëshmitë treguan se Lane e pyeti dy herë nëse Floyd duhet të kthehej në anën e tij, por gjithsesi ndihmoi që ta frenonte atë me fytyrë poshtë në trotuar pavarësisht rrezikut.

Dy ish oficerë të tjerë, J. Alexander Kueng dhe Tou Thao, janë planifikuar të dalin në gjyq muajin e ardhshëm me akuzat për ndihmë dhe nxitje për vrasje të shkallës së dytë dhe vrasje të shkallës së dytë.

Kueng ndihmoi në frenimin e Floyd dhe Thao mbajti larg kalimtarët e shqetësuar.

Atyre iu ofrua e njëjta marrëveshje si Lane, por e refuzuan atë muajin e kaluar.

Vrasja e George Floyd/ SHBA nis hetim federal për policinë e Minneapolis-it

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore