Kosova

Ish-diplomati serb: “Vuçiç, njëjtë si mentorët e tij, është një libër që e kemi lexuar kohë më parë”


Ish-diplomati serb Sreçko Gjuki

Ish-diplomati serb Sreçko Gjukiç është shprehur i zhgënjyer me orientimin diplomatik të Serbisë, sidomos pas samitit të djeshëm BE-BP në Slloveni, ku, siç tha ai, “Serbia braktisi vendosmërinë e saj evropaine dhe iu kthye ‘botës më të lehtë’”.

Me “botë më të lehtë”, tha Gjukiç, “nënkuptoj Rusinë, Kinën, Turkinë, dhe vendet Arabe”.

“Botë të lehta, që nuk kërkojnë nga Serbia të luftojë korrupsionin, s’i kërkojnë sundim të ligjit, liri të mediave e as standarde demokratike”, deklaroi ai.

Në një intervistë dhënë për Novi Magazin, ish-ambasadori serb tha se “Serbia është bërë si Robinson Kruzo, e vetme në një ishull në det të NATO-s dhe vendeve të BE-së”.

Gjukiç tha edhe se “nuk është e vërtetë që Serbia është vendi më i mirë e më i madh në Ballkan. Askush nuk na percepton në atë mënyrë”.

Ai tha se ky keqorientim politik i Serbisë drejt asaj “boteje të lehtë” i bën ata edhe më dominantë në politikën e jashtme serbe.

“Këta vende na kanë pushtuar politikën e jashtme, dhe jemi bërë terren prove për teknologji të pista, industri kaçavide, një koloni e punës së paguar si mosmëkeq për qytetarët e saj”, shpjegoi ai.

Serbia e Aleksandër Vuçiçit, thotë ai, nuk i përgjigjet as standardeve minimale për kandidaturë në BE.

“Vuçiç, njëjtë si mentorët e tij, është një libër që e kemi lexuar kohë më parë”.

“Atë e perceptojnë si progresiv, dhe e njohim si ministri i ‘famshëm’ i Millosheviçit, dhe thënjen se do t’i vrasin ‘100 myslimanë për një serb’. Ndërsa sot, ne kemi kënaqësinë që këtë fjalor prej rrugaqi, të pavërtetash, mashtrimesh, të agresivitetit, ta shohim tashmë në skenën publike. Po vuajmë kohë katastrofale shkaku i tij”, tha ish-diplomati i njohur serb, Sreçko Gjukiç.

Ndërsa për diplomacinë serbe, Gjukiç tha se ajo s’është serbe, por diplomaci partiake, me njerëz pa asnjë ditë përvojë pune në diplomaci.

“Për një vend të vogël, Serbia ka një infrastrukturë diplomatike mbresëlënëse, me shumë ambasada, rezidenca, konsullata, misione, për të cilat qytetarët shpenzojnë dhjetëra miliona euro. Fatkeqësisht, interpretimi i politikës së jashtme u lihet tabloideve dhe televizioneve argëtuese në çështjet më delikate, siç janë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, BE -në, me ndërhyrjen e detyrueshme të çështjes së Kosovës”, tha ai.

“Nepotizmi ka marrë përsipër. Deprofesionalizimi është shqetësim. Plotësisht të pakualifikuar, por besnikë ndaj njerëzve të regjimit, nga shoferët e deri te truprojat, emërohen ambasadorë dhe konsuj. Gjithçka ka çmimin e saj dhe shprehet në paaftësinë e diplomacisë për të kryer detyrat me të cilat vendi po lufton”, tha Gjukiç për Novi magazin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore