Muzikë

Irkenc Hyka dhe Vig Poppa publikojnë këngën “Të premtoj”


Irkenc Hyka, Vig Poppa

Këngëtari, Irkenc Hyka dhe rep artisti, Vig Poppa, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, me titull – “Të premtoj”.

Dyshja janë përkujdesur bashkë për tekstin e këngës, ndërsa video klipi është realizuar nga kompania “Imagine”.

Madje, Irkenci është përkujdesur edhe për muzikën e këngës, teksa pjesën e miksimit dhe masterizimit ia kanë besuar Jojo-së.

Rep artisti, Vig Poppa, ka qenë i ftuari i projektit të Hykës dhe kënga e vizuelizuar është publikuar në kanalin zyrtar të Irkencit në YouTube.

Video projekti muzikor ka rezervuar kritikat më pozitive nga fansat e dyshes, ndërsa nuk ka munguar as mbështetja nga artistët e tjerë të estradës.

Xhensila Myrtezaj me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun si dhe Don Phenom, Altin Sulku, Arta Kabashi e Uki janë vetëm disa nga artistët që e ri-publikuan këngën në llogaritë e tyre të mediave sociale.

“Të premtoj” është projekti pasues i “Qaje”, të cilin Irkenc Hyka e pati publikuar në bashkëpunim me Andreas – e që i njëjti kishte rezultuar i suksesshëm duke grumbulluar afro 2 milionë klikime në YouTube.

Në anën tjetër, Vig Poppa duket se po i shijon ftesat për bashkëpunime të ndryshme.

Pos, projektit me Irkenc Hykën, Vig Poppa, ishte po ashtu mysafir në këngën “Alo” të këngëtares, Ronela Hajati – i cili po ashtu u cilësua mes hitesh të këtij viti, ndërsa numëron afro 4 milionë klikime në YouTube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore