Shqipëria

Interpol – në qershor – zbarkon në Tiranë


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se Shqipëria është përzgjedhur për të mbajtur konferencën rajonale ndërkombëtarë të Policisë Kriminale Interpol.

Ajo do të zhvillohet në datat 11-13 qershor në Tiranë.

Sipas Ballës, ky është një vlerësim për Shqipërinë si dhe për rezultatet e mira.

“Vendi ka forcuar goditjen kundër krimit të organizuar pandëshkueshmërisë, pasi lidhet me një etapë të re të bashkëpunimit midis policisë së Shtetit dhe Interpolit”.

Balla tha se Policia po gjen dhe ndalon me qëllim ekstradimin në Shqipëri të personave të përfshirë në akte apo vepra të tjera penale.

“Ratifikimi i kësaj marrëveshje është një moment i cili natyrshëm do të shërbejë për drejtuesit e policisë. Është një moment i mirë që Shqipëria tashmë është kthyer jo vetëm në një qytet të Ballkanit”.

Ministri tha se “Shqipëria po mirëpret samitet e BE-së, sikurse ndodhi në dhjetor të 2022, mirëpret samitet e Procesit të Berlinit, si dhe këtë samit të rëndësishëm të organizatës më të madhe të bashkëpunimit policor në botë, Interpol”.

Gjithashtu ai lajmëroi se Qeveria ka miratuar rregulla të reja për licencimin dhe magazimin e lëndëve piroteknike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore