Sport

Interi në bisedime me portierin brazilian


Bento Matheus Krepski (Getty Images)

Inter-i duket se ka zgjedhur portierin e tyre për sezonin e ardhshëm, brazilianin Bento Matheus Krepski, por ende duhet të dakordësohet për kushtet me Athletico Paranaense.

Sipas burimeve të shumta, 24-vjeçari ka bërë gjithçka të qartë për një lëvizje verore, pavarësisht se ka kontratë deri në dhjetor 2026.

Bento ka qenë në radarin e Inter-it prej disa kohësh, me drejtorin Dario Baccin duke vizituar personalisht Brazilin, dhe portieri është i etur për të hedhur hapin tjetër në karrierën e tij në Itali.

“Tuttosport” thekson se problemi është se Atletico Paranaense ka një klauzolë lirimi me vlerë 60 milionë eurosh dhe po kërkon të paktën 15 milionë euro për ta shitur atë këtë verë.

Ata mund ta zvogëlojnë këtë shifër duke përfshirë një klauzolë transferimi për një shitje të ardhshme.

Bento bëri debutimin e tij për Brazilin në fitoren 1-0 ndaj Anglisë në miqësoren në “Wembley Stadium” këtë javë.

Inter-i bleu Yann Sommer këtë sezon nga Bayern Munich për 6.75 milionë euro, por ai është 35 vjeç dhe plani është që t’i japë Bento-s një vit si zgjedhjen e dytë në mënyrë që t’i japë atij kohë për t’u përshtatur.

Interi gjen portierin e të ardhmës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore