Sport

Inter, Milan, Lazio, Roma zbresin në fushë me shpresën e fitores këtë të diele


Në ndeshjet e së dielës në Serie A do ketë ndeshje mjaft interesante, ku do përballen pothuajse të gjithë ekipet më të mira në Itali.

E diela do fillojë me ndeshjen mes Sampdoria-s dhe Inter-it në ora 12:30, ku këta të fundit kërkojnë fitoren e tyre të tretë radhazi, ndërsa Sampdoria fitoren e parë.

Pavarësisht, largimit të Romelu Lukaku, Inter-i po kalojnë një formë shumë të mirë ku dy ndeshjet e këtij sezoni i kanë fituar bindshëm.

Në ora 15:00 do luhen edhe tre ndeshje të tjera ku do përballen Cagliari me Genoan, Spezia – Udinese dhe Torino – Salernitana.

Nga këto gjashtë ekipe, vetëm Udinese ka fituar ndeshje në sezonin e ri të Serie A, dhe pikërisht në këtë duel do pritet edhe debutimi i sulmuesit shqiptarë, Rey Manaj i cili u huazua te Spezia nga Barcelona.

Pas gjithë këtyre dueleve, në ora 18:00 pritet derbi i kësaj fundjave mes Milan-it dhe Lazio-s.

Asnjëra nga të dy skuadrat nuk ka humbur ende asnjë pikë, dhe duket se njëra nga dy ekipet mund të humb pozitën e tyre në “top 5” në rast humbjeje.

Lazio dhe Milan ndajnë një rivalitet të baraspeshuar në vitet e fundit, ku në gjashtë ndeshjet e fundit, të dy skuadrat kanë nga tre fitore.

Të dy klubet po kalojnë një formë shumë të mirë, pasi dy duelet e para i kanë fituar me lehtësi.

Ndeshja e fundit e së dielës do luhet mes Romës dhe Sassuolo-s në ora 20:45.

Gjatë dy ndeshjeve të luajtura në Serie A, Roma ka fituar të dyjat, ndërsa Sassuolo ka fituar dhe ka barazuar një ndeshje.

Trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho, kërkon ta mbajë sa më gjatë këtë rrjedhë fitoresh, pasi duket se ai ka sjellur një frymë të re te kryeqytetasit.

Momentalisht, Napoli radhitën të parët me nëntë pikë, ndërsa në pozitat 2 – 5 janë Lazio, Roma, Inter-i dhe Milan me gjashtë pikë secila.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore