Sport

Inter-i synon transferimin e futbollistit të Monza-s


Inter-i është duke synuar ta transferojë futbollistin e Monza-s, Carlo Augusto.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italinene, klubi zi-kaltër është duke synuar për ta transferuar mbrojtësin 24-vjeçar.

Braziliani ka kontratë të lidhur me klubin italian deri në verën e vitit të ardhshëm, andaj drejtuesit e Inter-it kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë gjë për ta transferuar brazilianin me parametra zero.

Augusto pati paraqitje shumë të mira këtë sezon me klubin e Monza-s, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar pesë asistime në 35 ndeshje në Serie A.

Kujtojmë që ai është pjesë e klubit të Monza-s që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Corinthians për shumën e 4.2 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore