Shqipëria

Infektohet me COVID-19 ambasadorja e Suedisë në Shqipëri


Ambasadoja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka njoftuar se ditën e premte, më 12 shkurt, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë Hastad nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter.

Ambasadorja shkruan se do të izolohet në shtëpi për ditët në vijim dhe se do të punojë nga shtëpia.

Hastad shkruan se sot është Dita e Gruas. “Unë mendoj për të gjitha gratë që janë prekur gjatë pandemisë”.

Ajo e mbylli postimin duke bërë thirrje që të tregojmë kujdes dhe të ruajmë veten.

Ditën e sotme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore