Kosova

I dyshuari për vrasjen në Klinë dorëzohet në polici


Tush Frroku, i dyshuari për vrasjen në Klinë më 7 gusht të këtij viti është dorëzuar në polici.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ai me urdhër të Prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe shumë shpejt do të dorëzohet kërkesa për paraburgim prej 30 ditësh për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Nikçi.

Nikçi ka treguar se nga momenti i vrasjes së ndodhur në Klinë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka shpallur në kërkim të dyshuarin Frroku dhe ka pasur kërkim intensiv për kapjen e tij.

“Policia ka bërë dhjetëra bastisje në tërë territorin e Republikës se Kosovës dhe kjo ka ndikuar të sigurohet prezenca e të pandehurit për zhvillimin e procedurës penale”.

Frroku kishte shtënë me armë zjarri ndaj viktimës në lokalin më të famshëm në këtë qytet “Coyote”, teksa ishin publikuar pamjet kur Frroku largohej nga vendi i ngjarjes me armë në dorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore