Lajme

I dyshuari për masakrën e Dubravës, Sinisha Petriç ekstradohet në BeH


Sinisha Petriç vrasësi famëkeq i klanit të Zemunit, është ekstraduar në Bosnje dhe Hercegovinë nga Spanja, raporton mediumi boshnjak “Slobodna-bosna”.

Arritja e Petriçit në Aeroportin Ndërkombëtar të Sarajevës u planifikua të ndodhte të mërkurën (17 janar), por ekstradimi i tij është shtyrë për këtë muaj.

Ai njihet si krahu i djathtë i udhëheqësit të bandës kriminale, Luka Bojoviç, i cili njihet për kryerjen e disa prej vrasjeve më të rënda në kontinentin evropian, por lëvizë i lirë në Serbi.

Petriç, ndër të tjera, dyshohet edhe për Masakrën e Dubravës në Kosovë, ku mes 22 dhe 24 majit të vitit 1999, rreth 150 të burgosur shqiptarë u vranë nga forcat serbe – një prej masakrave më të rëndë kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës gjatë luftës së fundit.

Gjithashtu, ai dyshohet për vrasjen e të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë më 14 dhjetor të vitit 1998.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore