Shqipëria

I arrestuari pёr 49 kilogramё kokainё, i ati i Arbёr Çekajt i dёnuar me 14 vite burg


Njё prej personave tё arrestuar ditёn e sotme nё sekuestrimin e 49 kilogramёve lёndё narkotike kokainё me prejardhje nga Amerika Latine, ёshtё i ati i Arbër Çekajt.

Ky i fundit ёshtё autor i krimit tё operacionit “Bora e Fundit”, nё tё cilin u sekuestruan 613 kg kokainë të kapur në magazinat kompanisë sё tij, së bananeve “Arbri Garden” në Maminas.

3 vite pas arrestimit sё tё birit, i cili aktulisht po vuan dёnimin prej 14 vite burg, ёshtё ndaluar dhe i ati, Selim Cekaj, si pjesёmarrёs nё aktivitet kriminal tё tё njёjtit lloj.

Sakaq, firma “ECOALMAX” destinacion i tё cilёs ishte kontenieri i sekuestruar, me pronёsi tё S.C., ёshtё hapur më 20 mars 2018, një muaj pas arrestimit të të birit.

Operacioni i koduar “MERSIN” ka nisur në orën 2 të mëngjesit. Ka zgjatur rreth 2 orë dhe ka përfunduar në 4 të mëngjesit. Kontejneri ishte vendosur në rreshtin e kontejnerëve me risk. Kjo pasi, gjatë skanimit, kontejneri doli me pullë të kuqe.

I arrestuari deri mё tani është shtetasi S.Ç, banues në Sauk, Tiranë, ndёrsa vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore