Shqipëria

Humb jetën një person në një aksident në Thumanë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras-Fushë Krujë.

Mësohet se një person ka humbur jetën.

Një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një motoçikletë, ku drejtuesi i saj për shkak të lëndimeve të shumta nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ende nuk dihet shkaku i përplasjes, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor si dhe policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore