Lajme

S’ishte gabim teknik, Arta Rama-Hajrizi “i ka 6 milionë kesh”


Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizi

Agjencia kundër Korrupsionit, përmes njeh njoftimi për media, ka bërë të ditur se tek formulari i deklarimit të pasurisë së ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, nuk është bërë asnjë gabim, pasi kjo e fundit deklaroi se nuk i ka mbi 6 milionë euro para të gatshme në bankë, por i ka 6.311 euro.

“Sa i përket publikimit të deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë publik znj. Arta Rama-Hajrizi, formulari i deklarimit të pasurisë së dorëzuar në Agjenci është identik me të dhënat e publikuara në ueb faqen zyrtare të Agjencisë, e që nënkupton se Agjencia nuk ka bërë kurrfarë lëshimi sa i përket publikimit të të dhënave të deklaruara nga subjekti në fjalë”, thuhet nê njoftimin e AKK.

Edhe deputeti i Partisê Demokratike tê Kosovës, Xhavit Haliti, reagoi pas raportimeve se posedon nëntë vetura dhe objekte afariste dhe se ka të kursyera 5 milionë euro.

Haliti në reagimin e tij tha se të dhënat e pasurisë së tij i kanë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj.

Por, një gjë të tillë e kanë mohuar AKK-ja, duke thënë se “nuk ekziston asnjë lëshim apo gabim nga ana e Agjencisë sa i përket ngatërrimit të të dhënave të deklaruara të zyrtarit në fjalë me ndonjë zyrtarë tjetër”.

“Në rastin konkret, deklarimi i pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti ende nuk ka qenë publik në kohën kur është publikuar lajmi në media lidhur me të dhënat e zyrtarit, pasi që regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Xhavit Haliti është publikuar në orën 10:59 datë 29.01.2021, ndërsa lajmi në media është publikuar në mëngjesin e të njëjtës datë. Kjo nënkupton se regjistri i deklarimit të pasurisë për zyrtarin e lartë z. Haliti, është bërë publik pas pranimit të informatës”.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar të martën regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore