Lajme

23 vjet nga masakra e Poklekut dhe Çikatovës, 77 shqiptarë u vranë e masakruan


Këtë të diele të 17 prillit bëhen 23 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën.

Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe për të kujtuar jetën dhe veprën e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ekspozenë e tij si kryeministër i Kosovës, pati thënë se nën drejtimin e tij do të përgatitet padia për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime të kryera gjatë luftës, në vitin 1998 dhe 1999 ndaj popullatës civile shqiptare.

Sipas publikimit të Fondit për të Drejtën Humanitare gjatë periudhës 1998-2000 në Kosovë janë vrarë dhe zhdukur 13.535 njerëz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore