Shqipëria

“Homeland Justice” publikon të dhënat e kryeministrit Edi Rama


Grupimi i hakerëve të njohur si “Homeland Justice” kanë publikuar të enjten e 27 tetorit të dhënat e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Kjo, përfshirë gjeneralitetet e tij dhe të dhënat nga sistemi TIMS, ku shfaqen hyrje-daljet jashtë dhe brenda vendit, në një periudhë kohore prej 17 vitesh – nga viti 2005 deri në vitin 2022.

“Zoti kryeministër, a u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”, shkruajnë hakerët në kanalin e tyre “Telegram”.

Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, ishte zyrtari i radhës, i cili ra më herët “pre” e publikimeve nga “Homeland Justice” dhe mbi të cilët Qeveria shqiptare ka bindje se mbështeten nga shteti Iranian.

Më parë, “Homeland Justice” ka publikuar edhe dokumente, të cilat lidhen me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por, në rastin e këtij të fundit, kanë qenë të publikuara edhe email-e të kryepolicit, mbi disa çështje me rëndësi në vend.

Për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave personale, redaksia e Albanian Post ka vendosur të mos publikojë asnjë faqe të dosjes, ku shfaqen lëvizjet e kreut të qeverisë apo gjeneralitetet e tij dhe të familjes Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore