Në nderim të të rënëve nga Grupi i Kumanovës, në ditën e përvjetorit të rënjes, familjarë e miq bënë homazhe te varrezat e tyre në lagjen Velania në Prishtinë.
Dje janë mbushur tetë vjet prej kur ka ndodhur konflikti, në të cilin humbën jetën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzet mbetën të plagosur.
Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Maqedoni, nga muaji shkurt 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”.
Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk ndihen fajtorë.
Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rrufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me ç’rast numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.
Prokuroria Republikane Publike ka ngritur procedurë për të arrestuarit në aksionin në Kumanovë pasi MPB-ja parashtroi kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër numrit të caktuar të personave për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Nga 37 të akuzuar për “Terrorizëm” dhe “Organizatë terroriste”, 33 persona janë dënuar për veprat, ndërsa katër persona është sjell aktvendim lirimi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia, pyet Tahiri
-
Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në Dropull, policia i gjen të pajetë
-
Basha: Nga amnistia penale kanë përfituar mbi 100 persona që janë dënuar nga GJKKO
-
Rusia i përgjigjet akuzës për përdorim të armëve kimike: E pabazë
Lajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Gazetarët në protestë para Kuvendit për lirinë e shtypit