Historia me rrufenë në futbollin danez që trembi lojtarët gjatë duelit Gjermani – Danimarkë
Kombëtarja daneze ishte kuptueshëm e kujdesshme kur goditi një stuhi gjatë ndeshjes së tyre në 1/16 e fundit të Euro 2024 kundër Gjermanisë.
Në minutën e 36-të të lojës së së shtunës në “Signal Iduna Park” në Dortmund, të dy grupet e lojtarëve u urdhëruan të largoheshin nga fusha nga gjyqtari Michael Oliver.
Përveç shiut të dendur, disa rrufe u ndezën nëpër qiell.
Loja u pezullua përkohësisht për shkak të motit të pafavorshëm – një rezultat që duhet të ketë ardhur si një lehtësim për lojtarët dhe stafin në kampin e Danimarkës.
Në korrik 2009, futbollisti danez Jonathan Richter u godit nga rrufeja teksa luante në një ndeshje me ekipin rezervë të Nordsjaelland, e cila rezultoi në arrest kardiak.
Kasper Hjulmand, i cili është trajneri kryesor i Danimarkës në Kampionatin Evropian të kësaj vere, ishte ndihmës menaxher kur Richter u godit nga rrufeja në ndeshjen kundër Hvidovre.
Mjekët rivunë më funksion zemrën e tij, por lojtari u vendos në një koma të induktuar dhe u fto në 34°C si pjesë e procedurës standarde daneze të arrestit kardiak.
Në fund të gushtit 2009 – gjashtë javë pas goditjes së rrufesë – Richter dhe këshilltarët e tij mjekësorë vendosën t’i amputonin këmbën e majtë të poshtme të Richter-it, sepse dëmtimi ishte shumë i rëndë.
Kjo thuhet se ka përmirësuar në mënyrë dramatike mirëqenien e përgjithshme të Richter, sipas burimeve mjekësore.
Siç u përmend më herët, Hjulmand ishte i pranishëm kur Richter u godit nga rrufeja.
Duke folur për “The Players Tribune” në vitin 2022 për incidentin, ai tha: “Në Nordsjaelland, Morten Wieghorst, Christian Norkjaer dhe unë pamë një nga lojtarët tanë, Jonathan Richter, të goditur nga rrufeja në fushë”.
“Ai kaloi 10 ditë në koma. Ne nuk e dinim nëse ai do të jetonte apo do të vdiste, dhe për lojtarët ishte e vështirë të dinin se si të reagonin. A ishte mirë të festonim si një gol? A mund të qeshnim? A mund të qanim?”.
Richter u detyrua të tërhiqej nga futbolli në moshën 24 vjeçare, ndërsa FC Nordsjaelland tërhoqi fanellën e tij me numrin 26 në nderim të ish-mesfushorit, i cili tani shërben në bordin e skuadrës daneze FC Græsrodderne.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com