Sport

Hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve


Sot (e enjte) në Stamboll është hedhur shorti  i Ligës së Kampionëve për fazën grupore të sezonit 2022/2023.

32 ekipet e kualifikuar në fazën e grupeve kanë mësuar kundërshtarët e tyre të ndara në tetë grupe.

Grupi më i fortë, apo “grupi i vdekjes” është Grupi C, ku janë shortuar ekipe si Bayern Munich, Barcelona, Inter dhe Victoria Plzen.

Grupet e Ligës së Kampionëve të sezonit 2022/23

Grupi A: Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers.

Grupi B: Porto, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge.

Grupi C: Bayern Munich, Barcelona, Inter, Plzen.

Grupi D: Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting Lisbon, Marseille.

Grupi E: Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb.

Grupi F: Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic.

Grupi G: Manchester City, Sevilla, Dortmund, Copenhagen.

Grupi H: Paris Saint Germain, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa.

Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen më 6 dhe 7 shtator.

Xhiro 1: 6-7 shtator

Xhiro 2: 13-14 shtator

Xhiro 3: 4-5 tetor

Xhiro 4: 11-12 tetor

Xhiro 5: 25-26 tetor

Xhiro 6: 1-2 nëntor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore