Sport

Hendboll/ Kosova e pafat, mposhtet me një gol dallim nga Greqia


Kombëtarja e Kosovës në Hendboll ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë, 26:25 ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2023.

Greqia e nisi më mirë takimin duke avancuar me rezultat 5:1, pastaj Dardanët barazuan rezultatin përkohësisht në 8:8, por pjesa e parë u mbyllë me shifrat 14:9 në favor të grekëve vendas.

Pjesa e dytë e këtij takimi solli dramë, ku Kosova kishte një rikthim në rezultat, duke ngushtuar shifrat në 23:22.

Por, në fund djelmoshat nga Kosova ishin të pafat, të cilët e humbën takimin me rezultat përfundimtar 26:25.

Më i miri në radhët e Kosovës, ishte Valon Dedaj, i cili realizoi gjashtë gola, ndërsa Egzon Gjuka shënoi katër sosh.

Ndërkohë te Greqia u dallua Mallios Charalampos me pesë gola dhe Evangelos Arampatzis , me një më pak.

Me këtë humbje, Kosova pozicionohet në vendin e fundit të Grupit 1, me vetëm një pikë, të cilët tashmë kanë pak gjasa për një kualifikim eventual.

Dardanët do të zhvillojnë edhe dy ndeshje: Më 12 janar e presin Turqinë, ndërsa dy ditë më vonë udhëtojnë te Belgjika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore