Lajme

Haziri merr detyrë të re politike në kuadër të LDK-së


Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka marrë detyrë të re politike.

Haziri ka konfirmuar se do të jetë shefi i LDK-së në dialog me Serbinë.

“Unë do të jem përgjegjësi i LDK-së për dialog me Serbinë”, ka thënë Haziri për RTK.

Sipas Hazirit, kjo nuk do të jetë një detyrë e lehtë.

Lidhja Demokratike e Kosovës

“Me ta thënë të drejtën është detyrë shumë e vështirë”, ka theksuar nënkryetari i LDK-së.

Edhe përkundër humbjen në balotazhin e 14 nëntorit, Haziri nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga politika.

Kështu kishte deklaruar ai në një prononcim për Albanian Post.

“Natyrisht që do të merren me politikë dhe do ta bëjmë një analizë pse i kemi humbur zgjedhjet”.

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje në balotazhin e mbajtur me 14 nëntor ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë.

Ky i fundit pas tetë vjetësh qeverisje në Gjilan u mposht nga Alban Hyseni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore