Lajme

Haziri: Do të vendoset drejtësi lidhur me tragjedinë e familjes Haliti


Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se për tragjedinë e ndodhur në Shqipëri të familjes Haliti nga Gjilani, do të vendoset drejtësi.

Këtë deklarim ai e ka bërë në konferencën e thirrur për media.

Sqarimi i rrethanave dhe vendosja e drejtësisë për tragjedinë e familjes Haliti, sipas Hazirit është në interes si për Gjilanin po ashtu edhe për vet shtetin shqiptarë. Por, ai ka kërkuar drejtësi edhe të një rasti tjetër të ndodhur në Kosovë.

”Drejtësia do të vendoset. Edhe në rastin e familjes Haliti, edhe në rastin e Agonit, edhe në të tjerat”.

Haziri ka thënë gjithashtu se si komunë janë të interesuar të dinë rreth rrjedhës së procesit të trajtimit në Shqipëri të qytetarëve të vet, të cilët pësuan tragjikisht.

Krejt këtë hetim, Haziri e kërkon për të parë se mos janë neglizhuar apo mos nuk janë trajtuar si duhet nga ana e personelit mjekësor tashmë të ndjerit Afrim, Elfete e Ferdinaze Haliti.

”Do të shihet trajtimi shëndetësor, në shkallën e parë, në institucione tjera. A është neglizhuar rasti, deri ku ka pasur ndërhyrje profesionale. Gjithçka lidhur me këtë rast, duke besuar me institucionet e Shqipërisë, do të zbardhet siç duhet”, ka deklaruar Haziri.

Ndërsa gjatë ditës së hënë në familjen Haliti ka shkuar për ngushëllime edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kurse, po të hënën (10 maj) në mëngjes ka dal edhe ekspertiza e vdekjes së Afrim, Elfete e Ferdinaze Haliti.

Ekspertët mjekësisë ligjorë kanë konstatuar se shkak i vdekjes është helmimi nga kërpudhat.

Vdekja e anëtarët të familjes Haliti ka ndodhur në Shqipëri, përkatësisht në Gjirin e Lalzit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore