Lajme

Haxhiu: Reforma në drejtësi do të jetë prioritet edhe për vitin e ardhshëm


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në konferencën përmbyllëse për vitin 2022 ka folur për sfidat e vitit dhe të arriturat e këtij dikasteri.

Ajo ka përmendur prioritet kryesore të ministrisë për vitin 2023

“Prioritetet tona ndërlidhën me reformën në drejtësi, përmbyllja e kësaj reforme është jashtëzakonisht e rëndësishme për ministrinë e Drejtësisë”.

“Po ashtu presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutës për reformën e madhe në Këshillin Prokurorial të Kosovës, gjithashtu edhe funksionalizimin e një institucioni siç është Byroja për verifikimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme” .

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Haxhiu theksoi se për herë të parë Kosova është duke themeluar një institute për dokumentimin e krimeve të luftës.

“Lidhur me projektligjin për byronë së fundmi sic e dini ne kemi marrë dritën e gjelbërt nga Venecia edhe për këtë projektligj. Pas 22 viteve të luftës Kosova për herë të parë po themelon një ligj një institut për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë i cili është miratuar në Kuvend në parim”.

Sipas ministres, përmirësim ka pasur edhe në praktikën e transformimeve të të burgosurve.

“Është miratuar edhe projektligji për Gjykatën Komerciale që nga gushti i vitit 2022. Kemi ndaluar praktikën e transformimeve të shpeshta pa mbështetjen e kritereve të caktuar e po ashtu jemi në finalizim të programeve rehabilituese për të burgosurit”.

Kurse sqaroi se edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojnë të jenë transport.

“Për juve gazetarët do të vazhdojmë të jemi transparent, na mbetet që të jemi vigjilent dhe të përkushtuar në mënyrë që viti i ardhshëm të jetë edhe me i suksesshëm”.

I rëndësishëm për vitin 2023 vazhdon të jetë Vettingu në Drejtësi proces ky i cili synon që brenda pesë viteve të zhvillohet në tri faza.

Faza e parë do të përfshijë të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, pesë anëtarë të Gjykatës Supreme dhe kryeprokurorin e shtetit.

Në fazën e dytë të procesit do t’i nënshtrohet Gjykata Supreme në tërësi dhe prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu në fazën e dytë procesit do t’i nënshtrohen edhe zyrtarët në pozita të larta drejtuese brenda sistemit si administratorët e gjykatave dhe prokurorive, drejtorët e sekretariateve si dhe drejtori i Njësisë për Inspektim Gjyqësor në KGJK.

Gjatë kësaj faze do të zhvillohet procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj si parapërgatitje për fazën e tretë.

Ndërsa në fazën e tretë të Vettingut do t’i nënshtrohen gjyqtarët mbikëqyrës të degëve pastaj gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatave dhe prokurorive themelore.

Koncept dokumenti për Vettingun ka paraparë që pozitat e lira pas shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vettingun do të hapet konkurs për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Gjyqtari ose prokurori ka të drejtë që ndaj vendimit për shkarkim të paraqesë ankesë brenda 15 dite në Gjykatën Supreme, e cila lidhur me këtë ankesë duhet të vendosë brenda 30 ditësh.

Koncept dokumenti i Vettingut parasheh se nga momenti i propozimit për shkarkim e deri te shkarkimi përfundimtar i gjyqtarit ose prokurorit, koha e mbylljes se procedurës duhet të përfundojë brenda 75 ditësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore