Lajme

Haxhiu: Kosova fiton donacion milionësh nga marrëveshja me Danimarkën për burgjet


Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencë për media ka thënë se me marrëveshjen me Danimarkën për lëshimin me qira të burxheve, Kosova përfiton një donacion milionësh.

Haxhiu, këtë e bëri të ditur gjatë diskutimit lidhur me temën, “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”.

“Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Mbretërisë së Danimarkës në kërkesën që ka pasur për transferimin e të burgosurve që aktualisht mbahen në burgjet e Danimarkës. Për faktin se Mbretërie e Danimarkës është një shtet mik i yni dhe i ka ndihmuar Kosovën për vite të tëra”, tha ajo.

Ajo ka vlerësuar faktin që Kosova është vlerësuar si palë serioze në këtë çështje.

“Unë jam e bindur që nëse Mbretëria e Danimarkës do të synonte edhe ndonjë vend tjetër, natyrisht që kjo ndo të mund të bëhej, besoj që është vlerësuar administrimi i mirë i institucioneve korrektuese në Kosovë”.

“Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”.

“Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që të bëjmë më shumë më mirë në qoftëse këto raporte vlerësohen nga organizatat vendore e ndërkombëtare e del që Kosova ka avancim në këtë drejtim. Si kompensim për këtë, Kosova do të përfitojë një donacion milionësh”, tha Haxhiu.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka ngritur disa çështje rreth kësaj marrëveshje, kërkesë kryesore e shtroi se nëse do të zbatohet ligji i Kosovës apo ai i Danimarkës.

“Ajo çka ne deri më tani dimë është ajo që u prezantua nga zonja ministre (Albulena Haxhiu), që është arrit një marrëveshje. Shumë aspekte të kësaj marrëveshje do të jenë finale ose jo varet prej procesit të mëtejmë. Disa nga pyetjet kanë qenë se cili ligj ka mu zbatu, ai danez apo kosovar dhe cilat rregulla do të vlejnë nëse arrijnë deri te marrëveshja, a do të këtë qasje avokati i popullit për monitorim”, pyeti Qelaj.

Edhe, ish Avokati i Popullit, Hilmi Jashari theksoi se dilema kryesore e kësaj marrëveshje është se cilat autoritete do ta mbikqyrin bordin e këtij burgu.

“Njëra prej dilemave kryesore që kemi pas dhe vazhdon të mbet është ajo se cilat autoritetet  duhet të jenë në mbikëqyrjen e këtij bordit dhe cilat autoritete do të kenë mandate që sikur i monitoron sistemin e drejtësisë, sistemi policisë etj”.

Ndërsa, sipas ekspertit ndërkombëtar, Antonius Maria Van Kalmthout, marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës nuk është e para sa i përket marrëveshjeve të tilla.

“Përvoja ime dy herë që Holanda ka liruar të burgosurit i ka dërguar në një shtet tjetër kam qenë anëtar atë kohë dhe kjo ka qenë në një burg në Belgjik. Shteti i parë që ka marr me qira një burg në Evropë ka qenë marrëveshja ndërmjet Belgjikës dhe Holandës në vitin 2009”.

Më 20 dhjetor, Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkruar marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qira të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore