Lajme

Haxhiu: Koncept dokumenti për vetingun gati në muajin gusht


Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë

Koncept dokumenti për vetingun në drejtësi do të jetë gati deri në muajin gusht të këtij vit.

Këtë e ka bërë të ditur, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë raportimit në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Haxhiu ka treguar se dikasteri të cilën e udhëheq synon që në shtator të miratojnë Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ndërsa në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsionit, gjatë ditës së marte dhe të mërkure pritet të  mbahet punëtoria dy ditore për projekt ligjin për deklarim, prejardhje dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve publik.

Në punëtorinë ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet që janë identifikuar si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku do të përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë.

Ligji për Agjencinë për Parandalimin të Korrupsionit shumë shpejtë pritet të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Para dy muajsh, ministrja Haxhiu kishte paralajmëruar nisjen e procesit të vetingut në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore