Lajme

Hajdari: Përveç çmimit të naftës do të ketë ulje edhe në produktet bazë


Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas uljes së çmimit të naftës deklaroi se do të ketë edhe zbritje të çmimeve të produkteve bazë.

Hajdari, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohen Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale.

“Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale, sa më shpjet që të votohen këto ligje do të kenë ndikime. Çmimet në treg janë breng për qytetarët, dua të ndaj një lajm të mirë me ju se çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që të tjerat çmime dhe të produkteve bazë të ulen”, deklaroi Hajdari.

Ajo bëri të ditur se janë informuar që për Kompaninë “Vita”, është bllokuar eksporti në Bosnje e Hercegovinë me anë të barrierave jo-tarifore.

Ndërsa me këtë çështje është duke u marr Agjencia e Ushqimit.

“Po jemi njoftuar jemi nga Oda e Afarizmit, jemi kontakt me Agjencinë e Ushqimit e cila është ne kontakt me autoritete e Bosnjës dhe presim sa më shpejt të kthehet përgjigjja”.

“Nuk është e drejte ajo që është duke i ndodhur kompanisë, por ka edhe shumë kompani të tjera që po sfidohen por ne po i adresojmë përmes institucioneve përgjegjëse”.

Në Kosovë, gjatë vitit 2022, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor.

Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore