Sport

Guedes do udhëtojë në Angli për të përfunduar nënshkrimin me Wolves


Goncalo Guedes do të udhëtojë në Angli për të përfunduar transferimin e tij të përhershëm te Wolverhampton Wanderers nga Valencia, sipas Las Provincias.

Trajneri i Valencia-s, Gennaro Gattuso konfirmoi të shtunën se Guedes do të largohej nga klubi pasi kishte mbërritur një ofertë e rëndësishme nga një skuadër e paidentifikuar e Premier League për 25-vjeçarin.

Skuadra spanjolle thuhet se ka pranuar një ofertë prej 30 milionë euro plus 5 milionë euro në variabla nga Wolves për Guedes, i cili është nën kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024.

Guedes mbërriti në Valencia në shtator 2017 nga Paris Saint-Germain.

Ai shënoi 13 gola dhe regjistroi gjashtë asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

Sezoni i fundit për Wolves nuk ishte në nivelin e tyre, por tani me transferime dhe me skuadrën e plot, ata po kërkojnë të kthejnë formën dhe të futen të paktën në Conference League

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore